MENU
klinika

Oferta e pazakontë

Sheikët e mbulojnë në pará, CR7 refuzon 270 mln euro

14.07.2022 - 13:39

Cristiano Ronaldo nxorri veten në shitje dhe ofertat nuk kanë munguar për të. Ylli portugez nuk dëshiron të vijojë karrierën te Manchester United, skuadër me të cilën ka një kontratë deri në 2023, kjo është e qartë, pasi në mënyrë demonstrative nuk pranoi të bashkohej me ekipin në fazën përgatitore.

Këtë periudhë, Ronaldo dhe super agjenti i tij, Jorge Mendes po e shfrytëzojnë për të gjetur një skuadër të përshtatshme, një klub që i garanton trofe, por që në të njëjtën kohë plotëson edhe kërkesat e tij ekonomike.

Kjo e fundit duket se është në plan të dytë, pasi nëse do të ishte për para, Ronaldo sot do të kishte firmosur një kontratë të padëgjuar më parë. Sipas të përditshmes portugeze Record: Ronaldo ka refuzuar një ofertë të ardhur nga një klub arab, 270 milionë euro për dy vite.

Në total kosto do të shkonte në 300 milionë euro pasi 30 milionë do të shkonin për të blerë kartonin e tij nga Man.United. Pavarësisht shifrës së jashtëzakonshme, Ronaldo e ka refuzuar në mënyrë të prerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollisti nuk tundohet nga ofertat

Shakira i jep miliona për fëmijët, Pique refuzon