MENU
klinika

Futbollisti nuk tundohet nga ofertat

Shakira i jep miliona për fëmijët, Pique refuzon

14.07.2022 - 11:41

Ndarja e çiftit ikonë Shakira dhe Gerard Pique vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes. Ndonëse dyshja nuk u celebruan kurrë zyrtarisht, duket se “divorci” i tyre do të marrë një kohë të konsiderueshme, për shkak të fëmijëve.

Së fundmi, sipas emisionit në YouTube ‘Chisme No Like’ bëhet me dije se mbrojtësi i Barcelonës ka refuzuar një ofertë miliona dollarëshe nga Shakira. Thuhet se këngëtarja në këmbim të kësaj ka kërkuar kujdestarinë e plotë të Sashës dhe Milan.

Ndër planet e Shakirës vazhdon ideja për t’u shpërngulur së bashku me fëmijët në Miami. Në ofertën e majme të autores së hitit “Ëaka Ëaka” mësohet se përfshihet fakti që Pique do të lirohet nga çdo detyrim finanaciar ndaj fëmijëve.

Shakira-pique

Këngëtarja zotohet t’i paguajë futbollistit udhëtimin në klasën e parë drejt Miamit për të vizituar fëmijët 5 herë në vit. Madje në këtë propozim Shakira është treguar bujare, pasi i ka propozuar që edhe verën, Sasha dhe Milan ta kalojnë me babain e tyre.

Dhe qershia mbi tortë në këtë ofertë është se ajo i ka ofruar të mbulojë 20% të borxhit të futbollistit – rreth 2.5 milionë dollarë – që ai ka për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë.

Mirëpo, të gjitha këto janë hedhur poshtë nga mbrojtësi historik i Barçes, i cili nuk i konsideron në krahasim me kohën e reduktuar që do të kalojë me fëmijët e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çdo natë shpenzonte mbi 2 mijë euro

Pique dëfrehej shpesh, Shakira i zbuloi mesazhet