MENU
klinika

Zjarrfikësit në vështirësi për të ndërhyrë

Zjarri në Bogë aktiv prej një jave, digjen sipërfaqe të mëdha

26.07.2022 - 11:37

Vijon prej një jave zjarri në Bogë të Malësisë së Madhe. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Flakët kanë përfshirë pyje shekullore duke shkaktuar dëme shumë të mëdha.

Gjithashtu përveç dëmit mjedisor, dëme janë shkaktuar edhe në bujtina. Si pasojë e tymit dhe flakëve, turistët janë të shqetësuar.

Për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit janë në operacion 30 forca te Repartit Ushtarak Vau i Dejes, 7 forca te MZSH, 10 forca nga Drejtoria Pyjore dhe 6 nga Azdm Shkodër

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri