MENU
klinika

“Ka vrarë më shumë se pandemia”

Zv.kryeministri sulmon Berishën: Ai e ka humbur të drejtën të jetë në Parlament

14.07.2022 - 15:49

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ish-kryeministrin, Sali Berisha, për të cilin tha se e ka humbur të drejtën për të qenë në parlament.

Sipas Ahmetajt, Sali Berisha ka vrarë më shumë se pandemia, ndërsa i kujtoi atij Gërdecin dhe vitin e mbrapshtë 1997.

Po ashtu, Ahmetaj ironizoi edhe kolegët e tij opozitarë, duke thënë se disa prej tyre e duartrokasin Berishën dhe disa të tjerë e përqeshin nën buzë.

“Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia, që nga Gërdeci, 97, mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94 vjen flet këtu për drejtësi dhe për pandemi. Ai e ka mundur pandeminë me vdekjet dhe prapë guxon e vjen këtu dhe ndonjë nga këta, dikush e përqesh në buzë, dikush e duartroket.

Por e vërteta duhet përmendur, ka vrarë më shumë se pandemia, e ka humbur të drejtën ai njeri të jetë në Parlament, lërë me të flasë. Nuk dua të merrem me një njeri që nuk ekziston”, tha Ahmetaj në Kuvend./

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk na vjen mirë kur dënohen vetëm kolegë nga maxhoranca"

Gjiknuri thirrje drejtësisë të godasë edhe në radhët e opozitës