MENU
klinika

Inteligjenca amerikane zbulon arsyet e takimeve

Zyrtarët e lartë rusë vizitojnë dy herë brenda muajit Iranin

17.07.2022 - 19:01

Një delegacion rus ka vizituar një aeroport në Iranin qendror të paktën dy herë në muajin e fundit, Arsyeja është ekzaminimi i dronëve të aftë për përdorimin e armëve, sipas këshilltarit të sigurisë së SHBA-ve, Jake Sullivan dhe imazheve satelitore të marra ekskluzivisht nga CNN.

Irani filloi të shfaqte dronët Shahed-191 dhe Shahed-129, të njohur gjithashtu si UAV ose Mjete Ajrore pa pilot, në aeroportin Kashan në jug të Teheranit në qershor, thanë zyrtarët amerikanë për CNN. Të dy llojet e dronëve janë të aftë të mbajnë raketa me një precizion të lartë.

“Ne kemi informacione se qeveria iraniane po përgatitet t’i sigurojë Rusisë disa qindra UAV, duke përfshirë UAV-të të aftë për armë,” tha Sullivan në një deklaratë për CNN.

“Ne vlerësojmë se një delegacion zyrtar rus mori së fundmi pjesë në një ekspozitë të dronëve iranianë, të aftë për sulme,” shtoi Sullivan.

“Ne po publikojmë këto imazhe të kapura në qershor që tregojnë dronët iranianë dhe delegacionin e ushtrisë ruse që i pa atë ditë. Kjo sugjeron interesin e vazhdueshëm rus për blerjen e dronëve iranianë të aftë për sulm.”

Sullivan tha se në dijeninë e SHBA-së, vizita e qershorit “ishte hera e parë që një delegacion rus vizitonte këtë aeroport për një ekspozitë të tillë”. Një delegacion rus vizitoi sërish aeroportin për një ekspozitë të ngjashme më 5 korrik, thanë zyrtarët.

Lajmi vjen ndërsa Biden po përfundon udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme, ku Irani ishte një pikë kyçe e diskutimit midis SHBA-së, Izraelit, Arabisë Saudite dhe vendeve të Gjirit. Një zyrtar amerikan i tha CNN se partneriteti në rritje midis Iranit dhe Rusisë ilustron pse SHBA duhet të ruajë praninë dhe ndikimin e saj në Lindjen e Mesme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e presidentit iranian

“Amerikanët kanë sjellje fëmijërore”