Manchester United nuk ka parë suksese (përjashto triumfin në Europa League me Mourinho) që prej largimit të trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson. “Djajtë e Kuq” në dekadën e fundit janë dështim në vete edhe pse bënë shpenzime marramendëse.
Ish-futbollisti i këtij klubi, Gary Neville, ka prezantuar një studim të thellë të transfertave të bëra nga gjiganti britanik për një dekadë të tërë. Ish-mbrojtësi i djathtë anglez, së bashku me ish-futbollistin e Liverpoolit, Jamie Carragher kanë qenë pjesë e një vlerësimi.
Transfertat e klubit nga “Old Trafford” u është dashur t’i vlerësojnë me ngjyrat e semaforit, të gjelbër, të portokalltë dhe të kuqe. Në të gjelbrën ata i vendosën Zlatan Ibrahimovic dhe Bruno Fernandes, kurse në të verdhë kaluan Cristiano Ronaldon.
🤏 Close control.#MUFC || #BREMUN pic.twitter.com/i2lYf639M0
— Manchester United (@ManUtd) August 11, 2022
Ndërkaq, në të kuqe vendosën 24 lojtarë, përfshirë këtu Martial, Varane, Sancho, Lukaku, Alexis, Van de Beek e shumë të tjerë. Gjithë këto transferta i kanë kushtuar Manchester United rreth 1 miliard euro, apo më saktësisht 979 milionë euro.