MENU
klinika

Klubi pret ofertat

United hap zyrtarisht rrugën për të shitur Ronaldon

16.08.2022 - 13:24

Situata te Manchester United nuk është aspak e qetë. Dy humbjet në start kanë rëndnduar shumë, por siç duket, edhe Cristiano Ronaldo ka sjellë shumë probleme për trajnerin Erik ten Hag, me klubin që ka vendosur që ta shesë futbollistin.

Siç raporton “Talk Sport”, klubi është zyrtarisht i hapur për negociata me këdo që kërkon ta blejë. “Djajtë e Kuq” janë gati që të presin çdo ofertë për të dhe të bisedojnë me klubet që janë të interesuara.

Kjo gjë duket se ka ardhur nga sjellja e portugezit, i cili ka kërkuar me ngulm që të largohet nga Manchester United, pasi kërkon që të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN