MENU
klinika

Bundesliga, Java 3

3 gola në 6 minutat e fundit, Bremen përmbys Dortmund

20.08.2022 - 17:52

Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë jo vetëm në Bundesligë. Borussia Dortmund ka dështuar përballë Werder Bremen, teksa u mund në shtëpi me rezultatin 2-3. E pabesueshmja qëndron në faktin se 3 golat miqtë i shënuan 6 minutat e fundit.

Goli i parë u realizua në minutën e 45+2’ nga Brandt’, ndërsa goli i dytë i Dortmund u shënua në minutën e 77’ nga Guerreiro. Werder Bremen shënoi golin e parë në minutën e 89’ me Buchanan.

Në minutën e 90+3’ miqtë gjetën barazimin me anë të Schmidt. Werder Bremen nuk u ndal me aq, pasi në minutën e 90+5’ Burke shënoi golin e fitores.

Bayer Leverkusen e pësoi keq nga Hoffenheim, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 0-3, duke ngecur pas dy javëve fitore. Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, megjithatë fati ishte në anën e Hoffenheim.

Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Baungartner në minutën e 9’, ndërsa në minutën e 35’ Kramaric dyfishoi rezultatin. Ishte Rutter ai që vulosi rezultatin e kësaj përballjeje, duke i dhuruar golin e tretë skuadrës së tij në minutën e 78’.

Augsburg-Mainz e kanë mbyllur raundin e tretë të Bundesliga me rezultatin 1-2. Golin për vendasit e shënoi Demirovic në minutën e 35’, teksa për Mainz shënoi Onisiwo në minutën e 31’ dhe Lee Jae-Sung në minutën e 90+3’.

Stuttgart-Freiburg u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në minutën e 11’ nga Grifo. Wolfsburg-Schalke janë ndarë në paqe, duke e mbyllur këtë javë të elitës së futbollit gjerman me barazim pa gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN