MENU
klinika

Premier League, Java 3

Tottenham i mjafton një gol i Harry Kane

20.08.2022 - 15:46

Tottenham e ka mbyllur me sukses raundin e tretë të Premier League, ndërsa ka marrë një fitore minimale ndaj Wolves. Në një ndeshje e gjitha e balancuar, skuadra e Antonio Contes rezultoi të ishte me fat, duke gjetur rrugën drejt rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 64’, që pas një këndoreje, Perisic devijoi për Kane dhe kapiteni ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës, duke u dhënë fitoren “Spurs”-ave.

Pas këtij raundi, Tottenham shkon në kuotën e 7 pikë dhe momentalisht në krye të renditjes së Premier League, por me një ndeshje më shumë se skuadra e tjera, teksa Wolves qëndron në vend të 16-të me vetëm 1 pikë.