MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A janë shytat ngjitëse?

02.08.2022 - 11:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:A janë shytat ngjitëse?

Mjeku: Shytat janë ngjitëse. Shytat përhapen nëpërmjet spërklave të pështymës, kur dikush me virus teshtin, kollitet, flet ose qesh. Kontakti me sendet personale, gotat e ujit, sipërfaqet e kontaminuara etj. Dikush me shytat është më ngjitës nga 2 ditë para fillimit të simptomave deri në 5 ditë pas përfundimit të tyre. Kushdo që është i infektuar mund të shërbejë si vektor transmetimi, edhe nëse nuk ka simptoma.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN