MENU
klinika

Elbasan-Rrogozhinë

Aksident i rëndë, kamioni përplas automjetin, dy persona humbin jetën

04.08.2022 - 12:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ndërsa në aksident është përfshirë një kamion dhe nje mjet Benz, që siç duket edhe nga pamja, makinë është shtypur plotësisht.

Nga aksidenti, humbi jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan