MENU
klinika

Bastisja!

Alarmohet FBI-ja, Trumpi mund t’i bëjë publike pamjet

18.08.2022 - 14:23

Pak ditë pas kontrollit dhe tërheqjes së dokumenteve nga FBI-ja në rezidencën e Donald Trump në Florida, CNN raporton se ish-Presidenti po shqyrton mundësinë për publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë gjatë momenteve kyr agjentët kryenin kontroll në shtëpinë e tij.

Lëvizja mund të motivohet nga dëshira e Trump për të nxitur mbështetësit e tij me përshtypjen se ai po persekutohet dhe ka pasur diskutime për përdorimin e këtyre pamjeve në reklama siç ndodh në rastet e fushatës, tha një person i njohur me bisedat për CNN.

Kjo ka gjasa të shkaktojë alarm brenda FBI-së pasi agjentët e saj tashmë janë përballur me kërcënime dhe frikësim nga mbështetësit e Trump të nxitur nga ish-Presidenti dhe aleatët e tij.

Ish-zëvendësdrejtori i FBI-së, Andrew McCabe, i tha Anderson Cooper të CNN të mërkurën se udhëheqja e byrosë do të kishte “shqetësim të thellë” për implikimet e pamjeve të kamerave të sigurisë të momenteve të kontrollit që do të bëheshin publike.

“Kur jeni duke ekzekutuar një urdhër kontrolli me qëllim të rikuperimit të materialeve shumë të klasifikuara, gjëja e fundit që dëshironi të keni është një video e atij materiali të lëshuar për publikun,” tha McCabe.

Ai gjithashtu paralajmëroi se pamjet do të përbënin një rrezik në rritje për agjentët e përfshirë në kontroll dhe do të rrisnin kërcënimet ndaj tyre nga “mbështetësit më ekstremë” të ish-presidentit.

Megjithatë, veprimi do të ishte në përputhje me dëshirën e madhe të Trump për të diskredituar FBI-në.

Dhe kjo do ta lejonte ish presidentin të nxiste zemërimin për kontrollin nga FBI ne shtepine e tij dhe të shpërqendrohej nga çështja e vërtetë në polemikë, fakti që ai mori materiale të klasifikuara në shtëpinë e tij pas përfundimit të administratës ne Shtepine e Bardhe, jo vetëm për shkelje të mundshme të ligjeve mbi të dhënat presidenciale, por në një mënyrë që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN