MENU
klinika

"Përditësoni urgjentisht iPhone-t!"

Apple ka një kërkesë për përdoruesit

19.08.2022 - 08:37

Apple lëshoi ditën e sotme një përditësim shumë të rëndësishëm për iPhone të cilin duhet ta instaloni menjëherë. Paralajmërimi nga Apple erdhi mbrëmjen e së Mërkurës dhe mbron përdoruesit sulme dhe hakime të rrezikshme.

Mbajtja e iPhone të përditësuar është tejet e rëndësishme. Jo vetëm që sjell funksionalitete të reja, por gjithashtu mbajnë telefonët e të sigurte duke adresuar problemet e sigurisë që mund të zbulohen.

Më i fundit është iOS 15.6.1. Apple tha se problemet e sigurisë identifikuar në iOS 15.6 janë adresuar me versionin e ri duke paralajmëruar shfrytëzimin e tyre në mënyrë aktive nga hakerët.

Vetëm ky paralajmërim është i mjaftueshëm që ju të përditësoni iPhone sa më parë të jetë e mundur. Për ta bërë këtë duhet të shkoni në Settings > General > Software Update.

Përditësimet e sigurisë adresojnë problemet me kodin apo sistemet e Apple. Hakerët shfrytëzojnë pikërisht këto probleme sigurie për të marrë nën kontroll pjesë ose mbase plotësisht pajisjet e përdoruesve.

Mos përditësimi ju ekspozon përballë rreziqeve të panjohura. Disa modele të vjetra të iPhone nuk marrin më përditësime prandaj nëse jeni prej atyre që keni versione të vjetra, duhet të konsideroni blerjen e një modeli të fundit.

iOS 16 që debuton në Shtator do të lërë jashtë iPhone 6S, iPhone 7 dhe gjeneratën e parë të iPhone SE.

Ja lista e pajisjeve që mund të instalojnë iOS 15.6.1:

iPhone 13
iPhone 13 mini
iPhone 13 Pro
iPhone 13 Pro Max
iPhone 12
iPhone 12 mini
iPhone 12 Pro
iPhone 12 Pro Max
iPhone 11
iPhone 11 Pro
iPhone 11 Pro Max
iPhone Xs
iPhone XS Max
iPhone XR
iPhone X
iPhone 8
iPhone 8 Plus
iPhone SE (2nd generation or later)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Modeli ri vjen me ndryshime “revolucionare”

Apple ka gati datën për të prezantuar Iphone 14