Arian Çani nuk do të jetë më pjesë e TV Klan? Kryefjala.com mëson se shprehjen e tij të famshme “Mirëmbrëma tokësore” nuk do ta dëgjojmë në këtë televizion.
Tashmë mësohet se gazetari i njohur do të jetë pjesë e televizionit ABC, raporton Kryefjala.
Kështu që “Zonë e Lirë” do të shihet tashmë në një tjetër televizion.
Por kush do e zërë hapësirën e Çanit të premten në darkë në TV Klan?
Sërish, Kryefjala mëson se “vendin” e Çanit do ta zërë moderatorja e njohur Luana Vjollca.
Mirëpo, ende nuk dihet se cili është formati që Luana do të moderojë.
Epo, mesa duket Marina ka menduar që ta ketë pranë motrën e saj.
Nga ana tjetër, Luana është fokusuar në karrierën e saj muzikore pasi kohët e fundit ka sjellë një projekt mjaft të veçantë. Në nismën e saj “Thuaje”, Luana Vjollca solli një qasje ndryshe si kurrë më parë. Luana u shpreh se “Thuaje” është një zë i saj i cili do të shërbejë si zëri i atyre që nuk kanë një të tillë.
Jo vetëm kaq por ajo po synon edhe më shumë se tregu shqiptar pasi kujtojmë që së fundmi ajo bashkoi forcat me artistin e njohur botëror, Rayvannay.