Ju ka ndodhur ndonjëherë që krejt papritur të ndieni një dhimbje therëse dhe të bezdisshme në anën e djathtë të barkut? Me siguri keni menduar që ka diçka që s’shkon me mëlçinë, por sipas mjekëve shkaqet kryesore të saj janë nga më të ndryshmet. Më poshtë do të msoni se çfarë fshihet pas dhimbjes në anën e djathtë të barkut.
Gazrat: Grumbullimi i gazrave në zorrë janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në anën e djathtë në stomakut. Nëse vuani nga dispepsia ose po kaloni një periudhë kapsllëku, ka mundësi që në zorrë të ketë gazra, duke e bërë kështu barkun të jetë i fryrë dhe të keni dhimbje në zonën poshtë brinjëve.
Problemet me zorrën e trashë: Inflamacionet e zorrës së trashë janë shkaku kryesor i dhimbjes në anën e djathtë të barkut te personat mbi 40 vjeç. Koliti, sindroma e zorrës së irrituar janë disa prej patologjive që shoqërohen me dhimbje të lokalizuar në anën e djathtë të barkut. Shpeshherë ato mund të shoqërohen me gjakderdhje dhe diarre.
Veshkat: Inflamacioni i veshkave dhe prania e gurëve në to, zakonisht shkaktojnë dhimbje shumë intensive të barkut, të cilat shtrihen nga ana e djathtë e barkut deri në shpinë. Ato shoqërohen gjithashtu me temperaturë të lartë dhe dhimbje gjatë urinimit.
Pankreasi: Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dhimbje në anën e djathtë të barkut. Pankreasi ka formën e një loti dhe ndodhet midis stomakut dhe shtyllës kurrizore, i rrethuar nga mëlçia dhe zorrët, pra i pozicionuar në anën e djathtë të barkut. Simptomat, në këtë rast, janë të ngjashme me ato të sëmundjeve që prekin fshikëzën e tëmthit.
Ulçera: Ulçera e stomakut mund të shkaktojë dhimbje në çdo pjesë të barkut, por ulçerat peptike (ose abdominale) e përqendrojnë dhimbjen në anën e djathtë të barkut.