MENU
klinika

Procesi i rivlerësimit të pasurive

Artan Lame: Përfituan 113 mijë familje, rekord Tirana

27.08.2022 - 10:30

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame në një konferencë për shtyp dha sot detaje për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces përfundoi afatin në 2 gusht. Lame bëri të ditur se u përfshinë 168 200 pasuri dhe morën rivlerësimin 113 mijë familje.

Kreu i Kadastrës tha se rekordin e ka Tirana me 47 293 rivlerësime të kryeradhe në vend ë fundit Hasa me 35 shërbime që janë marrë.

“Në fund të përfundimit të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Po bëj një përmbledhje. Në datë 2 gusht përfundoi afati ku Kadastra mund të kryente procedet e rivlerësimit. Në datë 30 prill kishte mbaruar afati i aplikimit. Ishte ky afat 3 mujor.

Për herë të parë procesi është bërë në vitin 2011. Në atë kohë taksa e rivlerësimit ka qenë 1%. Procesi aktual ishte me 3%.

U përfshinë në proces 168 200 pasuri, kryesisht apartamente. Morën shërbimin 113 800. Pjesa tjetër që nuk pranuan janë qytetarë që u futën në proces, ishte disi I komplikuar, morën dhe faturën dhe pastaj nuk pranuan të vazhdonin më tej. Janë 53 mijë familje që nuk e vazhduan procesin, thjeshtë donin të dinin sa u shkonte. Ata që e morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Mbetën dhe 398 familje që nuk u përfundua procesi i riivlerësimit.

Rekordin e mban Tirana, me 47 293 rivlerësime të kryera. Kjo tregon për bumin e zhvillimit të qytetit. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime”, u shpreh Lame.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo nismë pritet të sjellë 40 mln dollarë

Rivlerësimi i pasurisë/ Shtyhet fillimi i procesit

Si mund ta bëni aplikimin online dhe kush përfiton

Nis rivlerësimi i pronës, Artan Lame jep porositë e para


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin