MENU
klinika

Bëri lëmsh rrjetin me “deklaratën e dashurisë”

Azet bën reagimin e radhës për Dua Lipën

22.08.2022 - 11:19

Azet është një reper mjaft i njohur në Evropë dhe shumë i dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi, ai performoi në “Sunny Hill Festival”, ku elektrizoi vendin me performacën e tij.

Mirëpo një foto e tij na bëri lëmsh të gjithëve para pak javësh!

Azet publikoi një foto me yllin me famë botërore, Dua Lipën.

Ai shkroi se “është i zënë”, duke e shoqëruar foton me emoji-n e një zemre të kuqe dhe një dryni.

Por c’po ndodh vallë?

“Vetëm më e mira për ju”, shkruan Zuna.

Mirëpo së fundmi, Azet ka publikuar disa foto në Instagram.

“Jam single përsëri”- shkroi reperi duke i bërë ‘tag’ këngëtares Dua Lipa.

Jo vetëm kaq por Azet ka postuar edhe një foto të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili shfaqet i mërzitur.

Epo, mesa duket Azet e ka vendosur që të na bëjë “lëmsh” të gjithëve me deklaratat e tij në rrjete sociale.



Nga ana tjetër Dua Lipa elektrizoi skenën me performancën e saj fantastike në “Sunny Hill”.

Jo vetëm kaq por ajo u nderua edhe njëherë në vendin e saj të lindjes nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas fjalëve të presidentes, Dua është arsyeja që shumë njerëz e njohën Kosovën. Nëpërmjet festivalit Sunny Hill, ajo e ka kthyer Kosovën në kryeqendër të kulturës botërore.