MENU
klinika

Kimete Berisha

Bajrami po të duket fëmër Ty?

17.08.2022 - 11:38

Ku e gjeti bash Bajram Begajn t’i shes mend, dominancë, autoritet, mendjemadhësi….budallallëk.

Presidenti shqiptar është aq anonim dhe i panjohur për publikun, është aq apolitik sa që as posti i Presidentit nuk e nxjerr nga anonimiteti.

Nuk ka ndjekës, s’ke çfarë pëlqen në postimet e tij, është i frohtë, nuk ka talent t’ua ngroh njerëzve zemrat, duket i painformuar aq shumë, si një jabanxhi që nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri.

Me emrin e tij nuk lidhet asnjë kujtim shqiptar. Dhe bash këtij personi ‘pa ngjyrë, pa erë, pa shije’, Lumir Abdixhiku vendosi t’ia tregojë qejfin.

Vjosa Osmanin e bëri Presidente, kurse Presidentin shqiptar e ‘zhbën’, i duket aq kurrkushi, as që nuk e pranon as në takim.

Thuajse po del me naj femër, që ia shqyen macen i pari, ia cakton kohën, vendin, orën e takimit, dhe ia porosit ushqimin.

– Femra: Dua makiato!

– Mashkulli: Jo kamarier – kjo do kafe turke.

Thonë është një dru në Gërmi, shumë i përshtatshëm për takime.

– Sa për si Lumir Abdixhiiku: arrogant, snobist, i kotë, i zbrazët, megaloman dhe ekstravagant – e kemi Albin Kurtin.

Po ishalla e lshojnë nga burgu Hashim Thaçin e kthehet na i rritë rrogat.

P.S. Presidenti shqiptar e mori mësimin:

Kodra nuk shkon te Muhamedi – po Muhamedi shkon te kodra.

Po i bie se më mirë të jesh kodër, se të përkulet edhe profeti.

(Nga sot Lumir Abdixhiku nuk është politikan. E kush është e kam kuptuar kur u bë kryetar i LDK-së, e truproja ia hapte derën e mercedesit, si princeshës).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Eja na tako në selinë tonë!"

Kryetari i LDK refuzon ftesën e Begajt


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë