MENU
klinika

Tani synon dy blerje të reja

Barça regjistron blerjet e verës vetëm pak orë para sfidës

13.08.2022 - 11:06

Trajneri Xavi dhe tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë lirisht. Leva e katërt e aktivizuar nga presidenti Laporta pati efekt të menjëhershëm duke bërë që 4 nga 5 afrimet e verës të regjistroheshin në kohë për startin e sezonit në La Liga.

Klubi blaugrana shiti 24,5% të aksioneve të ‘Barça Studios’ duke futur në arkat e klubit 100 milionë euro, shifër kjo e mjaftueshme për të federuar Lewandowski, Kessie, Raphina dhe Christensen, dhe dy lojtarët që kishin rinovuar më herët Dembele dhe Sergi Roberto.

Vetëm Kounde nuk është regjistruar ende, kjo si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar francezi, nuk është grumbulluar ende për këtë fillim sezoni. Për të mbyllur këtë çështje duhet që klubi të shfryjë pagat sezonale, ose të shes ndonjë lojtar.

Sipas AS, në listën në dalje mbeten Frenkie de Jong, Dest dhe Depay, largimi i tyre do t’i jepte mundësi të regjistronin Kounde dhe të tentojnë deri në fund të merkatos për të siguruar shërbimet e Bernardo Silva dhe Marcos Alonso, dy objektivat e fundit në këtë merkato vere.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN