MENU
klinika

"Të dhunshme s’do jenë, por edhe gudulisëse jo"

Berisha paralajmëron rinisjen e protestave

25.08.2022 - 19:28

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rinisin protestat, që sipas tij do të jenë edhe në formën e mosbindjes civile.

Në një prononcim për gazetarët nga Pogradeci, kreu i PD-së theksoi se protestat nuk do të jenë të dhunshme. Ndërsa i pyetur për raportet me Partinë e Lirisë, së Ilir Metës, ai tha: “Me Partinë e Lirisë jemi në sintoni të plotë.”

“Të gjitha format e protestave, përfshirë edhe mosbindjen civile. Nuk është e dhunshme. Por edhe gudulisëse nuk është.

Asgjë nuk ka penguar dhe nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara dhe e shihni si përpëlitet”, deklaroi Berisha.

Sa i takon hetimeve për Meten, Berisha tha se SPAK, SHISH dhe Autoriteti i Dosjeve janë kthyer në anekse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, i cili sipas Berishës por përdor çdo procedurë false për të goditur kundërshtarët.

Ai u shpreh se shume shpejt do te rinisin protestat, ku paralajmëroi edhe mosbindje civile.

“Të gjitha format e protestave, përfshirë edhe mosbindjen civile. Nuk është e dhunshme. Por edhe gudulisëse nuk është.

Asgjë nuk ka penguar dhe nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara dhe e shihni si përpëlitet”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN