MENU
klinika

Ndëshkon pronarët me gjoba të majme

Bllokohen mjetet lundruese pa dokumente nga Ksamili në Velipojë

28.08.2022 - 10:43

Pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit, ku ish-shefi i policisë, Arjan Tase goditi me motoskaf vogëlushen Jonada Avdia, policia ka marrë masa për mjetet lundruese që kanë probleme me dokumentacionin.

Në një njoftim për mediat, policia kufitare bën bilancin e një jave ku janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 lekë të rinj, 11 drejtues të mjeteve të ndryshme lundruese, për shkelje të rregullave të daljes në det ose të perimetrit të sigurisë në plazhe.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë javës janë bllokuar 9 mjete lundruese: “Jet ski”, skafe të vogla dhe gomone, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 200 000 mijë lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare/Angazhim maksimal për përballimin e fluksit në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar për krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.

Njëkohësisht, vijon operacioni masiv nga shërbimet e Policisë Kufitare, për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, me qëllim verifikimin për dokumentacionin përkatës.

Janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 lekë të rinj, 11 drejtues të mjeteve të ndryshme lundruese, për shkelje të rregullave të daljes në det ose të perimetrit të sigurisë në plazhe.

Gjatë javës janë bllokuar 9 mjete lundruese: “Jet ski”, skafe të vogla dhe gomone, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 200 000 mijë lekë të rinj.

Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë kësaj jave, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë dhënë ndihmë në 7 raste, turistëve që gjendeshin në vështirësi të ndryshme.
Janë goditur 11 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Janë proceduar penalisht 8 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 shtetas për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe 1 tjetër për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Policia e Shtetit do të intensifikojë masat dhe kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet deri në përfundim të sezonit, rritjes së sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike, duke ushtruar kontrolle intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike.

Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatin tonë kryesor, qytetarin, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN