Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Jezull të Mirditës ku një 61-vjeçar ka vrarë aksidentalisht me armë zjarri gruan e tij, V. P., 54 vjeçe.
Sipas policisë, 61-vjeçari ka qenë duke pastruar armën pistoletë në momentin kur e ka shkrepur atë pa dashje duke qëlluar të shoqen.
Kjo e fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit nga ana e familjarëve por ka humbur jetën për shkak të plagës së rëndë.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes së rëndë në polici ndërkohë që është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Njoftimi i policisë
Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.
Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.