MENU
klinika

“Ka ardhur koha të kujdesem për veten”

Çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin?

30.08.2022 - 10:29

Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive këtë verë me koncerte dhe festivale të shumta, por ka patur dhe shumë probleme shëndetësore kohët e fundit. Së fundmi ajo postoi një video duke mbajtur një maskë oksigjeni. Kjo merakosi shumë fansa të saj edhe pse Dafina nuk dha asnjë sqarim mbi problemin e saj shëndetësor.

Ditën e sotme Dafina ka lajmëruar fansat me anë të një postimi në Twitter se i duhet të bëjë një pauzë nga koncertet e saj. Këngëtarja u shpreh se i duhet të kujdeset për shëndetin pasi trupi i saj nuk mundet të përballojë më lodhje dhe ka nevojë për pushim.

This is my body screaming that I’m overdue for some “me” time. Summer has ben crazy, love you all more than u could imagine! Always do my best even when sick, but now time to take care of myself, my health, see u guys soon! 🫶 pic.twitter.com/kjIUqEfa37

“Trupi im po ‘ulëret’ se unë kam shumë nevojë për tu kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte një çmenduri e vërtetë, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim, do të shihemi së shpejti!”– ka shkruar Dafina krahas postimit të saj në Twitter.

Kujtojmë se Dafina Zeqiri ka treguar më herët për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por këngëtarja ka nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, duke shtuar se kjo ka ndodhur për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo verë po, që do të jetë një hit!

Bëhen bashkë Dafina Zeqiri, Ledri dhe…

Mërziti fansat e saj më të mirë

Anuloi koncertet, Dafina Zeqiri tregon arsyen

Dafina Zeqiri ‘shpërthen’ në rrjete sociale

“Duhet me ju ardhë marrë që i thoni vetes patriota”