MENU
klinika

Së shpejti vjen projekti i ri

Dafina i ‘vjedh’ bashkëpunëtorin Ledri Vulës!

26.06.2019 - 20:44

Dafina Zeqiri padyshim nuk gabon me asnjë prej projekteve të saj muzikore.

Projektet e fundit muzikore si “La Reina”, “Desole por favor” dëshmuan edhe njëher stilin e veçantë të saj.

Menaxheri i këngëtares ka zbuluar për Indeksonline se Dafina Zeqiri së shpejti pritet të lançojë projektin e ri muzikorë në bashkëpunim me reperin e njohur Lumi B.

“Do të jetë një projekt unik, është në bashkëpunim me Lumi B dhe është ‘remake’ i një kënge të vjetër, besojmë se do të pritet shumë mirë nga publiku duke qenë se është një projekt i veçantë. Kënga do të vijë shumë shpejt e shoqëruar me videoklip” : ka thënë për Indeksonline ai.

Kujtojmë që Dafina gjithnjë ka dëshmuar se ka një stil të veçantë të të kënduarit dhe padyshim që bashkëpunimi që pritet të dalë së shpejti pritet të jetë një hit verorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mozaik” tatuazhesh

Dafina realizon tatuazhin gjigant