MENU
klinika

Rama: Sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare

CNN fton turistët që të vizitojnë rivierën shqiptare!

18.08.2022 - 21:52

Këtë sezon turistik, të shumtë kanë qenë artikujt në mediat e huaja kushtuar bukurisë natyrore shqiptare E plazheve të kristalta, të cilat sugjerojnë turistët që të vizitojnë vendin tonë. Sëfudmi edhe CNN ka ftuar ndjekësit e saj që të vizitojnë plazhet e Shqipërisë. Përmes një postimi në Instagram, CNN rendit bregdetin shqiptar si një ndër vendet që po vizitohet më së shumti nga turistët europianë.

“Një pamje nga lart e plazhit të bukur me rërë të bardhë në Ksamil, Shqipëri, tregon saktësisht se çfarë po tërheq më shumë evropianë në këtë vijë bregdetare”, shkruan CNN në Instagram.

Në artikullin e kushtuar bukurive të Europës, CNN shkruan edhe për bregdetin shqiptar, duke e konsideron vendin tonë ‘sekret’, që ende nuk është shumë i njohur nga turistët për bukuritë. Por CNN shkruan se shumë shpejt edhe riviera shqiptare do të marrë të njëjtin hov si Greqia apo Italia.

Ksamili, Dhërmiu e Himara janë tre plazhet që CNN i rendit ndër më të bukurat për tu vizituar nga turistët, ndërsa thekson se çmimet e shërbimeve janë mjaft ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Europës.

“Shumë më pak i njohur nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, vendi i Gadishullit Ballkanik, Shqipëria është ende disi një vend sekret, por nuk ka gjasa të qëndrojë më i fshehur. ‘Kroatët dhe europianët në përgjithësi po zbulojnë bregdetin shqiptar’, tha Mandic i Secret Dalmacia. ‘Është përrallore, është tepër e lirë. Ushqimi, historia, mikpritja, natyra, plazhet, gjithçka është këtu.’ Ndër plazhet për t’u eksploruar përgjatë asaj që quhet Riviera Shqiptare janë Ksamili, afër kufirit me Greqinë, dhe Himare dhe Dhërmiu më në veri, ku mund të ushqeheni me karkaleca deti, oktapod të pjekur në skarë dhe peshq të freskët të këputur direkt nga deti Jon me çmime të lira”, shkruhet në artikull.

Për këtë artikull ka pasur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama i cili thotë se ky sezon turistik ka pasur mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare, duke i dhënë kështu një ‘fytyrë’ tjetër vendit tonë në sytë e turistëve të huaj. Sipas Ramës, koha kur Shqipërisë i kushtoheshin vetëm artikuj negativ, si një vend i mbushur me plehra ka marrë fund.

“Edhe CNN fton ndjekësit e vet të provojnë Ksamilin, Himarën, Dhërmiun, mes perlave të Europës. Ky është edhe sezoni turistik me mbulimin më të madh në mediat ndërkombëtare. Koha kur Shqipëria verore dilte tek-tuk në ndonjë media të huaj, si vend i mbushur me plehra i përket të kaluarës, tanimë kemi hyrë në një rrugë të re. Na duhet shumë punë akoma në këtë rrugë, por e dimë ku duam të shkojmë, si shkohet aty ku duam dhe se sa të mëdha i kemi dëshirën, energjinë e durimin për t’ia dalë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëra e të fshehtave të vogla

Shtypi i huaj ndriçon perlën e Mesdheut

Shqipëria... romantike?!

Jo Parisi, as Praga, as Sevilja


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin