MENU
klinika

“Ne duhet të mbrojmë kosovarët”

Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, ne…

01.08.2022 - 10:29

Oleksiy Goncharenko, deputet në Parlamentin ukrainas dhe anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Goncharenko  shkruan se Ukraina duhet t’i mbrojë kosovarët “nëse Serbia pushton Kosovën.”

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.

Deputeti thekson se realiteti në të cilin po jeton Ukraina prej 5 muajsh ka ardhur në Kosovë, duke ju referuar luftës së nisur nga Vladimir Putin në territorin Ukrainas.

“Realiteti në të cilin jeton e gjithë Ukraina prej 5 muajsh erdhi në Kosovë . Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalonte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, përfundon ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Daçiç: Serbia ka qenë gjithmonë pala që...

“Tensionet në veri mund të shkaktojnë probleme më serioze”

Deklarata e ish-komandantit të lartë të NATO-s

“Administrata Biden do t’i kushtojë vëmendje Ballkanit”