Derbi i parë londinez mes Chelsea dhe Tottenham ka dhuruar spektakël, me sfidën që përfundoi në barazim 2-2. 1-0 përfundoi pjesa e parë e Chelsea-Tottenham. Eurogoli i Kalidou Koulibaly, i pari për të me ekipin e Tuchel, zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të.
Ritëm fantastik dhe spektakël në derbin e Londrës, por edhe shumë raste të humbura nga të dy skuadrat. Raheem Sterling bëri më të vështirën në minutën e 61’, ndërkohë që skuadra e Antonio Contes humbi një shans të artë për të barazuar pak sekonda më vonë.
Harry Kane doli i vetëm përballë portieri Mendy, por kapiteni i Spurs nuk shënjestroi dot portën, duke trishtuar italiani Conte. Gjithsesi, Tottenham gjeti golin e barazimit në gjuajtjen e parë në kuadrat. Pierre-Emile Hojbjerg tundi rrjetën (68′), ndërkohë që vendasit pretenduan për një faull të paakorduar për Havertz.
Goli i mesfushorit danez u përjetua shumë nga Conte, i cili provokoi pankinën kundërshtare. Tension në fushë, por Reece James shënoi pas asistit të Sterling në minutën e 77′ dhe në “Stamford Bridge” shpërtheu festa.
Tuchel futi Armando Brojën në fushë në minutën e fundit, teksa gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë. Tottenham nuk u dorëzua dhe Harry Kane realizoi me kokë golin e barazimit në minutën e fundit