Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi që u arrestuan një ditë më parë pas sulmit në uzinën e armëve ka deklaruar para uniformave blu se janë blogerë.
Gazetari i Panorama.al Enes Memolla raporton se ata kanë folur pak orë pas arrestimit pasi njëri prej tyre sulmoi me armë kimike dy ushtarakët shqiptarë që po ruanin fabrikën e armëve në Gramsh.
Ata kanë deklaruar se kanë blog në rrjetet sociale ku reklamonin foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik, ndërsa kanë theksuar se eksploronin në territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës dhe territore të braktisura,
Ndërkohë autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për veprimtarinë e tyre pasi nga mënyra e reagimit janë ngritur dyshimet se ata janë spiunë të shërbimeve sekrete.
Policia dhe anti-terrori kanë njoftuar ambasadën ruse në Tiranë duke kërkuar informacion në lidhje me tre individët.