MENU
klinika

Ja si do të duket

Detaje të reja nga Galaxy Watch 5!

13.08.2022 - 10:19

Disa javë pas thashethemeve Samsung në eventin Unpacked më në fund prezantoi Galaxy Watch 5 me çmim 271 euro dhe Galaxy Watch 5 Pro me çmim prej 436 eurove. Dhe ndërsa nuk kishte shumë surpriza, duket se kompania i mori për bazë kritikat në lidhje me jetëgjatësinë e dobët të baterisë së Galaxy Watch 4. Të dy orët Watch 5 dhe Watch 5 Pro tani kanë bateri me kapacitet më të madh, rimbushje më të shpejtë dhe qëndrueshmëri më të madhe.

Me serinë Galaxy Watch 5, Samsung edhe një herë po “lëkund” linjën e saj të orëve. Ndërsa seria e Galaxy Watch 4 e riemërtuan linjën kryesore të Galaxy Watch dhe Watch Active nga epoka Tizen, ngjarja e fundit prezanton një model krejtësisht të ri, Galaxy Watch 5 Pro. Teksa modeli me performancë pak më të ulët Galaxy Watch 5 është produkti fillestar më i shitur, modeli Pro është menduar që të jetë një version premium.

Asnjëra nga modelet nuk e kanë kornizën ikonike rrotulluese të Samsung, megjithatë në fakt tani e kanë kornizën me prekje delikate. Për adhuruesit e kornizës fizike, Galaxy Watch Classic 4 do të mbetet si një opsion i mesëm në mes të Watch 5 dhe Watch 5 Pro. Galaxy Watch 5 vjen me përmasat e 40mm dhe 44mmm ndërsa modeli Pro vjen me një përmasë të vetme 45mm. Të dy orët fuqizohen nga procesori i njëjtë Exynos W920 1.18GHz, me 1.5GB ram memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme.

Kanë kaluar shtatë vjet që kur në treg doli Apple Watch i parë. Ka shume opsione tjera në treg për përdoruesit e iOS dhe Android, duke filluar prej lehtësisë për t’u përdorur, çmimet dhe jetëgjatësisë së baterive. Ora e parë moderne inteligjente ishte Fossil Writs PDA, e lançuar në treg në vitin 2003 nga kompania Palm. Pastaj Microsoft lançoi koleksionin unik të orëve të tyre SPOT. Pastaj Motorola, Pebble Samsung, Suunto dhe kompani të tjera filluan me lançimin e opsioneve të ndryshme të orëve inteligjente të cilat më vonë edhe mund të lidheshin me telefonat inteligjentë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN