Don Xhoni është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë këto kohë. Kjo story e fundit e publikuar nga reperi ka ngritur dyshime se ai mund të jetë në një lidhje të re dashurie.
Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video, ku shfaqet një buqetë me trëndafila dhe disa tullumbace të kuqe. Po për cilën vajzë do të shkojë kjo dhuratë? Ende nuk e dimë, por Don Xhoni me postimin e tij ka ngritur dyshimet për një lidhje të re. Reperi e ka shoqëruar videon me një emoji duke mos dhënë asnjë detaj shtesë.
Kujtojmë se Don Xhoni dhe modelje ruse Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë, Mirëpo gjërat nuk shkuan siç duhet dhe marrëdhënia e tyre mori fund.
Ajo u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e dha ajo.
“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë”, shkroi modelja në atë kohë.