Juventus e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, duke fituar bindshëm 3-0 në shtëpi ndaj Sassuolos. Tre gola për 3 pikë, një nisje e mirë si për Di Marian, ashtu edhe për Vlahovic.
Për të zhbllokuar rezultatin mendoi afrimi i bujshëm Angel Di Maria që mposht portierin Consigli dhe i çon shifrat në 1-0. Goli çliron edhe më shumë lojtarët e Juventusit që kërkojnë të dyfishojnë rezultatin sa më parë.
Një ndërhyrje e gabuar në dëm të Vlahovic detyron gjyqtarin e takimit të akordojë një 11-metërsh për “Zonjën e Vjetër”. Nga pika e bardhë e penalltisë vendoset Dusan Vlahovic i cili nuk gabon dhe çon topin në rrjetë.
Me këto shifra mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën Juventusi shënon edhe golin e sigurisë. Është sërish Dusan Vlahovic që realizon duke plotësuar edhe dygolëshin e tij personal në këtë takim. Juventusi provon sërish të thellojë edhe më shumë diferencat, por rastet e tjera nuk e ndalin topin në rrjetë.