Ditën e sotme Manchester United zyrtarisht deklaroi se pret oferta për Cristiano Ronaldon. Dhe menjëherë kanë filluar kontakte të reja, ku surpriza duket se është Borussia de Dortmund.
Klubi Westphalian, për fat të keq, pa nënshkrimin e mrekullueshëm, Sebastien Haller, që duhet të jetë jashtë për një periudhë kohore për t’iu nënshtruar trajtimit për një tumor testikular, duhet të gjejë një bomber.
Borussia ka gjetur një zgjidhje urgjente me nënshkrimin e Modestes, por sulmuesi i fuqishëm 34-vjeçar nuk është një garanci si Cristiano Ronaldo. Ka kontakte tashmë dhe gjithçka mund të realizohet në orët e ardhshme.
Varianti i dytë është Sporting Lisbonë. Por klubi portugez vështirë të paguante rrogën e CR7-s, edhe sikur ta përgjysmonte atë, shto edhe faktin se liga portugeze nuk është një reklamë e mirë.