MENU
klinika

"Kam lindur 3 fëmijë, nuk m’i kanë dhuruar"

E akuzuan për “photoshop”, revoltohet Arjola Demiri

04.08.2022 - 09:17

Aktorja e shumëpërfolur, Arjola Demiri është një prej personazheve më të komentuar në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive dhe vazhdimisht poston foto dhe video të ndryshme. Mirëpo, ndjekësit në Instagram e akuzojnë se përdor “photoshop”.

Arjola është revoltuar dhe përmes një “Instastory” thotë se janë filtra, dhe se e do veten në inperfeksionin e saj. Ajo thekson se është nënë e tre fëmijëve, prandaj ka celulit dhe strija.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo në “Portokalli” por diku tjetër

Ja cilin emision do të moderojë Arjola Demiri