MENU
klinika

5 aksidente rrugore në Tiranë, Fier, Vlorë e Berat!

E mërkurë me bilanc tragjik!

31.08.2022 - 13:35

Kjo e mërkurë ka regjistruar një bilanc tragjik të viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore. Në total janë regjistruar 5 aksidente me 3 viktima. Aksidentet me pasoja të rënda janë rregjistruar 2 në Tiranë, 1 në Fier me vdekje, që u kanë marrë jetën 3 personave, teksa më persona të plagosur u raportuan në Berat e Vlorë.

Në Kombinat, një shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe hyri në oborr duke përplasur për vdekje një 23-vjeçare në shtëpinë e saj. Viktima është identifikuar si Marjana Seitaj e cila po qëndronte sëbashku me familjarët e tjerë në oborr në momentin kur ndodhi aksidenti.

Ndërkohë, në Mjull Bathore një makinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa paraprakisht dyshohet se atij i ka rënë infrakt.

Në Fier, makina ka përplasur për vdekje këmbësorin 75-vjeçar Hysen Rucaj 75 vjeç i cili humbi jetën në vend.

Në Vlorë makina ka përplasur motorin, ku drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital, teksa edhe në Berat, makina përplasi një 15-vjeçar që po udhëtonte me motor gjithashtu.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë vetë adoleshenti që mendohet se i ka prerë rrugën automjetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundoi brenda oborrit të një banese

Shoferi humb kontrollin e mjetit, humb jetën 23-vjeçarja