MENU
klinika

Detajet e para

E rëndë në Shkodër, xhaxhai vret me çifte nipin 12-vjeçar

10.08.2022 - 10:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër.

Nga informacionet paraprake mësohet se një djalë rreth 12-vjeç, është qëlluar me çifte dhe ka ndërruar jetë në fshatin Dajç të Shkodrës.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar për BalkanWeb se i mituri është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.