Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar.
Ndërsa çifti janë prej muajsh në një lidhje dhe nuk ngurrojnë të postojnë shpesh dashurinë mes tyre, kanë qarkulluar shumë thashetheme qarkulluan se Einxhel është në një pritje të ëmbël. Edhe pse lajmi u mohua disa herë si nga Dagz po ashtu edhe nga Einxhel, duket se ky lajm paksa qenë mëse i vërtetë.
Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram Eixhel ka konfirmuar shtatzëninë duke shkruar fjalët më të ëmbla për bebushin e saj.
View this post on Instagram
“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…🤍👼🏻”, ka shkruar Einxhel.
Pas gjithë mohimeve nga ana e saj dhe e Dagzit gjithashtu Einxhel më në fund e pranoi që çifti do të marrin dhuratën më të bukur në jetë.