MENU
klinika

“Kur ëndrrat bëhen realitet”

Einxhel Shkira konfirmon shtatzëninë me videon e ëmbël

15.08.2022 - 20:16

Prej kohësh në mediat rozë ishte përfolur se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndonëse moderatorja e mohoi fillimisht lajmin, madje reagoi me ironi, në rrjet qarkulloi një foto ku dukej qartë barku i rrumbullakosur i saj.

Mirëpo, sot dyshimet morën fund një herë e mirë! Ish-banorja e “Big Brother VIP” vendosi të ndajë lajmin e bukur me ndjekësit e saj n Instagram. Me një video shumë të ëmbël, bashkë me partnerin e saj, Arbër Gumnishta, Einxhel na zbuloi sesi duket në pritje të ëmbël!

“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë…Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re…Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hyjnore… Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje Jete…dhe ne mezi po presim të të prekim duart e tua te vogla”, shkroi ajo.

Kujtojmë që romanca e dyshes filloi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ dhe ata vazhduan të jenë çift edhe jashtë shtëpisë së famshme

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk ndihem mirë nëse po ndihesh keq”

Einxhel dhe Dj Dagz flasin për herë të parë pas puthjes