Aktorja Eliona Pitarka është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.
Një ndjekës e ka pyetur aktoren: “Kur fillon Klanifornia”?
Por si u përgjigj ajo?
Eliona bëri me dije se nuk ka informacion lidhur me datën që starton “Klanifornia” pasi ajo nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit.
“Në fakt nuk kam info të saktë për datën, pasi unë nuk do të jem më pjesë e Klanifornias, uroj të shihemi së shpejti në projekte të tjera televizive”, ka shkruar Eliona.
Shpeshherë Eliona komentohet për fotot e saj që publikon por edhe për format trupore.
Më herët, ajo mori një koment negativ, ku dikush e kritikonte Elionën se nuk duhet të ekspozohej shumë tani që është bërë mama.
Aktorja nuk ja ka përtuar përgjigjen duke u shprehur se është një femër që e do veten dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Ajo i ka inkurajuar të gjitha mamatë të duan veten dhe të mos ndrydhen për asgjë.
“Hahahahaha përse jo? Unë jam një super mama, jam një femër në karrierë , jam një femër qe e dua veten, unë mund ti bëj të gjitha! Nëse nuk ndihem unë e plotësuar dhe e lumtur me veten time, si mund të jem një mama e qetë dhe e mirë ? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e të mendoni që gjithçka duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi e të rrisni fëmijët”-është shprehur Eliona.