MENU
klinika

Si do bëhet “filtrimi” i tyre?

Emigrantët e paligjshëm, Mbretëria e Bashkuar merr masat për shqiptarët

30.08.2022 - 10:56

Mbretëria e Bashkuar ka nisur të vendosë në zbatim planin e masave për ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm që futen në territor nga Shqipëria.

Sipas Daily Mail, në pikën kufitare në Dover, do të vendosen efektivë policie të Shqipërisë. Ata do të ndihmojnë forcat vendase përmes verifikimit të të dhënave për emigrantët shqiptarë, nëse rezultojnë të dënuar më parë ose jo.

Departamenti i drejtësisë në Britani, Home Office do të presë sot një delegacion nga policia e Shqipërisë për të finalizuar marrëveshjen e arritur mes dy vendeve disa ditë më parë.

Disa ditë më parë, Ministrja e Brendshme, Priti Patel njoftoi për arritjen e marrëveshjes, ku ndër të tjera sqaroi se kjo do të përshpejtojë procedurat për ekstradimin e shqiptarëve.

Nëse emigrantët kërkojnë azil, atëherë do të kryhet verifikimi i të shkuarës së emigrantëve. Nëse rezultojnë të pastër, ata do të mund të marrin leje qëndrimi, në të kundërt, do të ekstradohen menjëherë në Shqipëri përmes avionëve që do të merren me qira nga Home Office.

Tabloidi britanik thotë se Mbretëria e Bashkuar, ka paguar një shumë prej 1 mln paundësh për Drejtorinë e Policisë së Tiranës në mënyrë që ata të përpunojnë informacionet për emigrantët e paligjshëm që ekstradohen.

“Të dhënat biometrike do të na ndihmojnë ne që të identifikojmë çdo shqiptar i cili është në kërkim nga autoritetet vendase” – thotë një burim për median britanike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U çajnë gomonen dhe i shpërndajnë me spray

Pamjet kur klandestinët shqiptarë kapen nga policia franceze

“Ju çojmë nga Shkodra në Britani”

Trafikantët kontrabandë me emigrantët përmes TikTokut