MENU
klinika

“Ju çojmë nga Shkodra në Britani”

Trafikantët kontrabandë me emigrantët përmes TikTokut

24.08.2022 - 18:26

Në Britaninë e Madhe çdo ditë mbërrijnë një numër i madh emigrantësh, ku shumica prej tyre janë nga Shqipëria. Sipas një raporti të inteligjencës së Britanisë së Madhe, 4 në 10 emigrantë janë shqiptarë.emigrantet

Shumica e trafikantëve i joshin emigrantët përmes rrjetit social TikTok. Ata publikojnë aty edhe çmimet dhe ofertat e tyre duke iu bërë thirrje emigrantëve që mund t’i kalojnë nga Franca për në Britani me gomone. Ata kanë paraqitur edhe një ofertë të çuditshme, ku i bëjnë thirrje shqiptarëve se mund t’i kalojnë falas për në Angli dhe se udhëtimi është 100 për qind i sigurt. Në ofertat që paraqiten në TikTok, trafikantët shkruajnë se kryejnë udhëtime nga Shkodra për në Dunkirk.


“Udhëtime të përditshme Shkodër në Dunkirk. Për më shume info DM (Direct Message).”

Një tjetër shkruante: “Udhëtoni çdo ditë. 100 për qind e sigurt.” Në publikimet e tyre shfaqen foto, video, dhe minibusëve që ofrojnë shërbimin së bashku me një ftesë të hapur për njerëzit që të regjistrohen duke u dërguar mesazhe trafikantëve, shkruajnë mediat britanike.

Një tjetër postim në TikTok tregonte një video të një shoferi minibusi teksa i cili thoshte se: “Djemtë sapo filluan udhëtimin për në Dunkirk. Thanx djema. Zoti ju ndihmoftë. Nxitoni! Informacionet i merrni në DM”.

Burimet e emigracionit në Shqipëri kanë raportuar se refugjatët që hyjnë në tratativa të tilla rrezikojnë të bien pre e bandave të trafikut të drogës.