MENU
klinika

Vendi i parë është surprizë

Fanellat e Serie A më të shtrenjta në Evropë

03.08.2022 - 18:30

Në prag të sezonit të ri, të gjithë tifozët e zjarrtë nxitojnë drejt dyqaneve të klubeve të zemrës për të blerë fanellat zyrtare të edicionit të ri. Tifozët e klubeve europiane e kanë bërë tashmë traditë që të blejnë fanella të cilat të jenë identike me ato të lojtarëve.

Faqja e specializuar “Calcio e Finanza” ka bërë një hulumtim rreth çmimeve të fanellave më të shtrenjta në Itali dhe Europë dhe rezultatet në fakt janë surprizuese.

Në Itali, fanella më e shtrenjtë nuk është një nga ato të një klubi që luan rregullisht në Champions, por e Fiorentinës. Në total, për të pasur një fanellë njëlloj si lojtarët që zbresin në fushë, një tifoz i kësaj skuadre duhet të paguajë 126 euro.

Më pas vijnë Lazio dhe Napoli me 125 euro, si dhe Roma me 120 euro. Edhe Monza e sapongjitur për herë të parë në Serinë A, ka një fanellë që kushton thuajse 105 euro. Ndërkohë, sa i përket Europës, është një skuadër franceze që kalon italianet dhe ajo është Nica. Një fanellë e saj kushton 127 euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rrogën e ndava me shokun e ekipit”

Historia e Smertin, u shit për dy vagona qymyr

Katalanasit duan t’i “heqin qafe”

Nuk duan të ikin, ja si i ndëshkon Barcelona