MENU
klinika

Katalanasit duan t’i “heqin qafe”

Nuk duan të ikin, ja si i ndëshkon Barcelona

03.08.2022 - 14:59

Barcelona ka humbur durimin. Sipas medias franceze RMC Sport, Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite nuk do të kenë një numër për sezonin e ri me blaugranat dhe kontratat e tyre do të zgjidhen njëanshmërisht më 31 gusht nëse nuk do të kenë gjetur një klub të ri deri atëherë.

Drejtuesit e rinj të katalanasve kanë vendosur të përjashtojnë Samuel Umtitin dhe Martin Braithwaite nga projekti teknik dhe ua ka bërë të qartë këtë gjë lojtarëve.

As mbrojtësi dhe as sulmuesi nuk do të kenë një numër fanelle për sezonin e ri dhe kontrata e tyre do të prishet në mënyrë të njëanshme brenda fundit të merkatos nëse nuk do të kenë gjetur një ekip të ri.

E përditshmja katalanase ka shpjeguar se situata është më e bllokuar me danezin që kërkon pagesën e të gjitha rrogave të parashikuara në kontratën e tij për t’u larguar.

Ndërsa, për Samuel Umtiti ka dështuar në ditët e fundit edhe marrëveshja me Rennes, klubi i fundit që dukej se ishte shumë afër blerjes së mbrojtësit francez.

28-vjeçari është nxjerrë në shitje prej dy vitesh nga blaugranat, që nuk do të t’i paguajë më një rrogë të lartë një lojtari që nuk bën më pjesë në projektin teknik për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike.