MENU
klinika

Rrëfimi i Mikel Arteta

“2 vjeç më hapën zemrën dhe më thanë se s’mund të luaja”

03.08.2022 - 13:55

Pamjet nga traileri i dokumentarit të ri të Amazon Prime për Arsenalin tregojnë trajnerin Mikel Arteta duke folur hapur lojtarëve të tij për një operacion që kishte bërë që kur ishte dy vjeç për të shmangur më të keqen.

“Kam lindur me një problem të madh në zemër që doktorët nuk nuk mund ta zgjidhnin pa u bërë dy vjeç, sepse isha shumë e vogël”, ka shpjeguar Arteta.

“Duhej të ma hapnin zemrën. Ishte një nga operacionet e para që u bë në atë mënyrë në Spanjë, kështu që nuk e dinim se si do të përfundonte. Isha një fëmijë me të vërtetë i gjallë, energjik, por doktori u tha prindërve të mi se nuk do të mund të bëja shumë ushtrime fizike me atë problem.”

Këtë bisedë para skuadrës Arteta e bëri pasi Arsenali kishte humbur tri ndeshjet e para të Premier League të sezonit të kaluar (një ecuri që përfshinte një humbje 5-0 ndaj Manchester City-t).

Arteta nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij e madhe, futbolli, falë stafit mjekësor që kreu operacionin e tij 38 vjet më parë.

“Gjithçka u zhvillua në një mënyrë normale dhe unë arrita të përmbushja ëndrrën time për të qenë një futbollist profesionist. Kur isha më i ri, më thanë se nuk mund ta bësh këtë, nuk mund të ekspozohesh kaq shumë, nuk mund të të çojmë në kufirin e kapacitetit të zemrës. Gjithmonë e kam shtyrë veten në kufi.”

Si ish-kapiten i Arsenalit, Arteta luajti 150 ndeshje me “Topçinjtë” midis viteve 2011 dhe 2016, pasi kishte kaluar gjashtë vjet tek Everton.

Më herët, në karrierën e tij si lojtar, luajti për dy vjet në skuadrën skoceze të Premiership, Rangers, përpara se të bashkohej me Real Sociedad në vitin 2004.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak