MENU
klinika

Kontrata e re

Firmos James, më i paguari në historinë e NBA

18.08.2022 - 15:56

Basketbollisti LeBron James ka rinovuar me dy vite të tjera kontratën e tij me skuadrën e Lakers, nga e cila do të përfitojë 97.1 milionë dollarë. Përpos kësaj, lojtari ka të drejtën e rinovimit edhe më një vit të kontratës me skuadrën kaliforniane.

Kontrata e re do të skadojë në verën e vitit 2024. Kontrata e “King James” ishte drejt fundit dhe ai do të luajë në NBA të paktën deri në moshën 40-vjeçare. Në dhjetor, ai do të mbushë 38 vjeç. Falë kontratës së re, LeBron James do të arrijë kuotën e 532 milionë dollarëve të arkëtuara në karrierën e tij.

Ai bëhet kështu lojtari që ka fituar më shumë të ardhura në karrierë falë rrogës, duke thyer çdo rekord, në çdo epokë. Një vendim i pritshëm ky për James, pasi në Los Angeles ai ka edhe qendrën e bizneseve të tij. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ai do të luajë edhe një sezon të tretë duke pritur që të zbarkojë në NBA edhe djali i tij Bronny, kur të zgjidhet në “draft”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekipet që zbresin në fushë më 18 tetor

Sezoni i ri i NBA do të nisë me një superndeshje