MENU
klinika

Berisha bën thirrje për protesta

“Fitorja e zgjedhjeve të fundit duhet t’i dalë nga hundët Ramës!”

23.08.2022 - 19:27

Ish-kryeministri Berisha nga Dibra bëri thirrje për protesta, me qëllim për të rrëzuar pushtetin e Ramës. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kreu i PD tha se pushteti i Ramës është i paligjshëm. Ai tha se njësoj si në kohën e diktaturës është përdorur shteti për të fituar zgjedhjet. Berisha u shpreh se qytetarët duhet të ulen të dialogojnë me njëri- tjetrin për kauzat e përbashkëta.

“Rama është një makineri që grabit qytetarët. Kemi një betejë të madhe përpara, beteja është ti themi Edi Ramës, boll vodhe, ik. Dhe ajo bëhet siç e thatë vetë këtu me protesta të fuqishme”, tha Berisha.

“Pushteti i tij është i paligjshëm, pushteti ka ardhur nga patronazhistët dhe shteti elektoral si në kohën e diktaturës. Rama përdori të gjithë shtetin për zgjedhje. Ishte fatale që opozita, jo se humbi zgjedhjet, por se të nesërmen nuk doli në shesh për ti treguar vendin atij. Ajo fitore duhet ti dalë për hundësh atij. Ne mbrojmë kauza të drejta, por nuk mund të shkelmohemi në këtë mënyrë.

Ka një rëndësi të madhe që të ulemi, të dialogojmë. Secili prej nesh që mbështet këtë kauzë, të ulet më komunitetin dhe më këdo dhe të dalim nga plogështia. Të heqim dorë nga ajo “ç’më duhet mua”. Kjo periudhë duhet të bëjmë gjithçka.

Duhet të gjejmë gjuhën me ta dhe ti tërhiqemi në kauzën tonë mbarë qytetarëve. Ju garantoj që ne kemi zgjidhje dhe zgjidhje të shkëlqyera”, theksoi Berisha.