MENU
klinika

"Muaji i fotografisë"

MARUBI…

17.08.2022 - 12:48

        Ky imazh i fiksuar në Durrës, i përket trashëgimisë së një prej mjeshtrave shkodranë të fotografisë, siç ishte Gegë Marubi, i biri i Kel Marubit.

Fotografia, që ka si subjekt një grup sportdashësish që ndjekin garat e notit, në vitin 1937, përveç elementit artistik, mbart dhe vlera dokumentare, duke rrëfyer për ngjarje dhe personazhe të një kohe të largët.

Gegë Marubi pasi u njoh me fotografinë, që fëmijë, në Dritëshkronjën Marubi, më 1923, shkoi për studime pranë shkollës së Vëllezërve Lumière në Paris. Mbas kthimit më 1927, filloi aktivitetin si fotograf bashkë me të atin.

Në fondin e fotografive të tij, realizuar në studio apo jashtë saj, gjejmë pothuajse çdo element të mundshëm që kishte ndikuar në historinë e Shqipërisë. Filloi të aplikojë në Shqipëri fotografinë në teknikën infra të kuqe.

Fotografia e tij, ndryshe nga ajo e të atit, dallohet përsa i përket mungesës së inskenimit të ngjarjes apo faktit, si edhe prej mënyrës së ndriçimit me një kontrast më të madh, ku merr forcë drita anësore, disi më kinematografike.

Kryesisht fotograf i studios, ai punoi me kërkesë edhe si reporter ngjarjesh të rëndësishme për vendin, si dhe si një dokumentues monumentesh e objektesh të moçme në projekte të ndryshme.

Më 1937 studioja e tij mori medaljen e artë në “Fiera del Levante”, në Bari. Në vitin 1952 studioja e Marubit, kaloi si studio shtetërore nën Ndërmarrjen e Riparim-Shërbimeve.

Më 1970, Gegë Marubi i dhuroi shtetit arkivën fotografike të familjes dhe u emërua përgjegjës i saj. Në fototekë u mor me regjistrimin dhe arkivimin e fondit.

La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 51.000 negativë të përmasave të ndryshme, në xham dhe në celuloid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid

Për herë të parë në Shqipëri

“Nadar, mes rregullave dhe tekave”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale