MENU
klinika

U ndërpre energjia elektrike për disa minuta

Gjendet “fajtori” që la në terr koncertin e Noizy-t

16.08.2022 - 12:08

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.

Performanca mjaft të mira dhuruan në skenë edhe artistët si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.

Por gjatë koncertit ndodhi një e papritur kur për disa minuta pati shkëputje të energjisë elektrike. Gjatë këtij momenti gjithë turma është dëgjuar të thotë njëzëri, Rama ik!

Por kush ka qenë shkaktari i vërtetë i ndërprerjes së energjisë elektrike?

Pas kësaj situate, gjatë ditës së sotme ka reaguar OSSHE në një njoftim ku thuhet se ndërpreja e energjisë elektrike nuk ndodhi për fajin e tyre. Ata shtojnë se ka qenë faji i organizatorëve të koncertit.

‘Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga rënia e automatit, i cili menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik’, shkruhet në deklaratën e OSSHE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Noizy-t, vjen edhe reagimi i Stresit

A do të jetë pjesë e koncertit “Alpha Show”?

Tha se nuk ka më hatërmbetje mes tyre

Elvana Gjata bën veprimin e papritur ndaj Noizy-t