MENU
klinika

Fishta

Gjûha shqype enè foshnje

23.08.2022 - 19:39

       …”Viti 1972 nuk ka vrarë askënd, as Fishtën, as Naimin, as ndonjë tjetër. Përkundrazi, ka krijuar mjetin për t’i rijetësuar, për t’i sjellë nga koha e tyre në kohën tonë, gjuhën letrare të njësuar e të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Për Gjergj Fishtën dhe për ata që i rrinë pranë nga vlerat e nga talenti, mund të themi me fjalët e Naimit: jam i gjall’ e jam në jetë dhe me fjalët Nolit: as je vrar’ e as po vritesh… Fishtën e vrasin ata që e shpërdorin si “argument të pakundërshtueshëm” kundër Kongresit mbarëkombëtar të Drejtshkrimit dhe veprës së tij madhore: një gjuhë e përbashkët letrare për të gjithë shqiptarët! – kështu do ta përmbyllte shkrimin e tij, si reagim, profesor Emil Lafe rreth diskutimit mbi gjuhën tonë letrare, ky i frymëzuar nga emisioni “Arnautistan”, ku Mustafa Nano kishte ftuar, profesorin Primo Shllaku.

Pra, Fishta i kishte shkruar, kënduar, kohës së vet. Poeti ynë vigan i epikës, do të qe po në të njëjtën lartësi edhe për ndjeshmërinë ndaj gjuhës shqipe.

Gjergj Fishta do të shkruante, për gjuhën e nënës:

Nuk âsht mirë qi na të shájm a të kritikojm gjûhen nder shkrime të njâni-tjetrit, kur mos të shkruejm shtâsësí merret vesht.

Gjuha letrare shqype enè âsht në djep, e prandej sugurisht nuk do t’ishte mirë, qi na – per shart qi mos të shkruejm shtasësí — t’i a vêmë në shpotë gjûhen njâni tjetrit; pse, tue kênë, si thashë, gjûha shqype enè foshnje, kurrkush nesh nuk mund të thotë sod me sod se flet a e shkruen gjûhen letrare pa gabim.

Sikúr lypet kohë per me u zhvillue gjûha popullore në nji nieri foshnje, kshtû per analogji duhet kohë e mâ teper duhen rrethâna të perkueshme, per me u rritë e me u kristalizue, si me thânë, gjûha letrare në nji popull, dalë së parit sidomos, në dritë të diellit të lirís, si ky populli i jonë shqyptár.

E prandej pernjimend, tham un, nuk âsht mirë qi na të shájm a të kritikojm gjûhen nder shkrime të njâni-tjetrit, kur mos të shkruejm shtâsësí merret vesht.

T’i a lâmë jabanxhive ket punë, pse atà mund të kenë, ndoshta, edhe interesë me u a hupë pahin prodhimeve letrare t’ona, të jenë si të jenë — posë shtâsësísh e marrish, si thashë — ato janë visari i kombit shqyptar.

Neper to u trajtue ndergjegja e jonë komtare e u ndertue Shqypnija; neper to do të mbahet më kâmë me erz e me nderë neper të gjitha vshtirsít qi bjen me vedi jeta shoqnore e nji Shteti ndertue së pari.

Prandej ç’do jabanxhi, qi të guzojë me vû gojë pa nderim mbi ket visar, ká per t’u mbajtë prej nesh si hasem i komit e i pamvarsís shqyptare, e kemi per të Ishue më tê poteren porsi më qên të terbuem./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit