MENU
klinika

Premier League, Java 5

Gol në “frymën e fundit”, Liverpool merr 3 pikë

31.08.2022 - 23:20

Në Premier League mund të ndodhë gjithçka, aq më tepër kur luan Liverpool. Skuadra e Jurgen Klopp arriti të shënonte në sekondat e fundit të shtesës përballë Newcastle, që edhe pse shënoi i pari nuk ia doli të largohej me pikë nga “Anfield”, ku gjithçka u mbyll 2-1.

Alexsander Isak lë gjurmë që në ndeshjen debutuese me skuadrën e Newcastle, që iu bashkua vetëm pak ditë më parë nga Real Sociedadi. Përballë Liverpoolit,më “Anfield”, sulmuesi i kombëtares suedeze e tundi rrjetën në minutën e 38-të, pas një gabimi të Tent Alexander-Arnold në pasim.

Isak mori një pasim nga Longstaff dhe nuk gaboi në finalizim, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Alisson. Liverpool shkon në pushimin mes pjesëve në disavantazh të një goli e tashmë pritet reagimi i skuadrës së Jurgen Klopp në fraksionin e dytë.

Në minutën e 55-të, “ylli” i ri i Newcastle (Isak) realizoi të dytin personal, që fatkeqësisht iu anulua për pozicion milimetrik jashtë loje. Pas shumë përpjekjesh erdhi edhe goli i barazimit, i shënuar nga Firmino në minutën e 61-të, pasi asistit të marrë nga Salah.

E pabesueshme ajo që ndodh në minutën e tetë shtesë: në zhvillimet e këndores, pas dy tentativave të dështuara me kokë të Salah shënon me një gjysmëkthesë Carvalho, që ën në ekstazë tifozët vendas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN