MENU
klinika

Premier League, Java 5

Broja nuk arrin të shmangë humbjen e Chelseas

30.08.2022 - 23:02

Tjetër disfatë në kampionat për Chelsea, që u mposht me përmbysje 2-1 nga “shenjtorët” e Southampton, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Premier Ligës angleze.

Blutë e Londrës, kaluan të parët në avantazh me Sterling, në minutën e 23-të, ndërkohë që vendasit përmbysën rezultatin po në pjesën e parë, me Lavia dhe Armstrong.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 66-të, trajneri Tuchel hodhi në fushë edhe Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar madje “flirtoi” me golin e barazimit në minutën 82-të, teksa gjuajtja e tij me kokë u ndal nga portieri.

Me këtë humbje, Chelsea është pozicionuar në vendin e tetë me vetëm 7 pikë në 5 ndeshje, po aq sa Southampton i vendit të shtatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN